Apartamentin me qira e kishte kthyer në ‘fole’ prostitucioni, hetohet 28-vjeçarja

Apartamentin me qira e kishte kthyer në ‘fole’ prostitucioni, hetohet 28-vjeçarja

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një 28-vjeçare është vënë nën hetim pasi dyshohet se ushtronte prostitucion në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 28 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast të kësaj veprimtarie.