Anija largohet pa leje nga porti i Durrësit, nis procedim penal për kapitenin turk
Një incident jo i zakontë është regjistruar në portin e Durrësit dhe policia kufitare ka nisur procedim penal ndaj kapitenit të një anijeje tregtare, i dyshuar për shkelje të rregullave detare dhe kufitare. Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit turk A. K., 39 vjeç, me detyrë kapiten anijeje. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se është larguar nga porti i Durrësit pa njoftuar autoritetet portusle dhe pa kryer procedurat e detyrueshme ligjore për nisjen. Burime nga Kapiteneria e Portit Detar Durrës bëjnë me dije për TCH se bëhet fjalë për anijen “Stefany”, me flamur të Panamasë, prodhuar në vitin 1995, e cila rezulton të ketë pasur mospërputhje në sasinë e ngarkesës. Konkretisht,...
Burimi:
top-channel.tv