“Anija jote ka futur ujë, fundi dihet”/ Deklaratat e Ramës, reagon Këlliçi: Dallga e madhe është aty në bulevard

“Anija jote ka futur ujë, fundi dihet”/ Deklaratat e Ramës, reagon Këlliçi: Dallga e madhe është aty në bulevard

Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliç përmes një postimi në rrejtin social FaceBook. Këlliçi cilëson Ramën si një i mbaruar që po tenton të mbahet pas një direkut të një anije që fut ujë gjithandej. Belind Këlliçi: Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet! Fjalimi i gjatë dhe mediokër i Edi Ramës sot dëshmoi rrënimin e tij. Vetëm të pranishmit në sallë që janë pjesë dhe kanë përgjegjësi në korrupsionin dhe arrogancën 13 vjeçare mund të ndihen të frymëzuar nga një tjerrje e pafund e delirit me një fabul të dalë boje. Ajo e një komploti të madh ndaj Edi Ramës...