Andoni: Drejtuesit e PD ulen me mazhorancën, kanë humbur lidhjen me bazën
Analisti Ben Andoni thotë se kryetari i PD-së, Sali Berisha po përballet me një sfidë të vështirë, ndërsa imazhi i partisë është ai i një force politike që prodhon situata të tensionuara. Ai theksoi se shqetësimi i atyre që e ndjekin PD-në lidhet me mesazhet që ajo përcjell dhe me logjikën që ndërton për të ardhur në pushtet. “Ka ardhur koha që e djathta të vijë në pushtet në Shqipëri. Ka shumë intelektualë të së djathtës dhe pjesë të elektoratit gri që duan të shohin jo vetëm një qeveri në hije të PD-së, por edhe një alternativë të qartë”, u shpreh Andoni në ”A2cnn”. Për të Berisha ka zgjedhur një strategji që synon të mbajë të mobilizuar një pjesë të strukturave të partisë, duke treguar...
Burimi:
kohajone.com