AMP “zbarkon” në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda (Detaje)

AMP “zbarkon” në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda (Detaje)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës. Burime paraprake bëjnë me dije se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Identiteti i efektivit nuk është bërë ende publik, ndërsa operacioni vijon dhe priten zhvillime të tjera në orët në vijim.