Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji, i cili u miratua më 18 qershor dhe u dekretua më 30 qershor nga presidenti Bajram Begaj, tashmë ka hyrë në fuqi. Prej tij përfitojnë edhe gra e të mitur. Sipas ligjit të miratuar me votën e 84 deputetëve, 81 ligjvënës socialistë dhe tre të PSD, do të përfitojnë të gjithë ata që kanë marrë një vendim të formës së prerë deri më 31 maj të këtij viti, përfshirë edhe nëse vendimi i Apelit nuk është zbardhur ende. Mes emrave të njohur është ai i Rozeta Dobit, sanitares së ish-zyrtares Alda Klosi, në shtëpinë e së cilës u gjetën 500 mijë euro të cilat pretendonte se...
Burimi:
opinion.al