Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë të dënuar pritet të përfitojnë

Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë të dënuar pritet të përfitojnë

Pritjes pesë mujore për miratimin e amnistisë duket se po i vjen fundi. Këtë e konfirmoi Ministri Drejtësisë Toni Gogu gjatë një vizitë në burgun e grave në Pojskë, paraditen e kësaj të hëne. “Zonjat që vuajnë dënimin këtu sot, jo vetëm kanë përjetuar besoj gëzimin e fëmijëve, por edhe të një lajmi të ri, i cili ka të bëjë me amnistinë. Dhe që shumë shpejt projektligji që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, fillon diskutimin dhe besoj që do të bëhet realitet në javët në vijim”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Një burim nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se projektligji me të gjitha gjasat,  do të futet në kalendar për tu diskutuar në dy...