Amendamenti për Shqipërinë, Bardhi: PE flet me një zë me qytetarët, Rama të shfuqizojë ndryshimet
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit në Parlamentin Europian të rezolutës për Shqipërinë, me një amendament që kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura. “Parlamenti Evropian flet me një zë të unifikuar me qytetarët shqiptarë që protestojnë prej ditësh: të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27”, tha Bardhi përmes një postimi në Facebook. “Por Edi Rama, që duket se ka humbur edhe sensin e të kuptuarit, bën sikur nuk di të lexojë”. “Tani Edi Rama ka vetëm një detyrë: të dëgjojë zërin e eurodeputetëve dhe të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për zonat...
Burimi:
sot.com.al