Ambasadori i BE quan spekulim deklaratat për bllokimin e raportit të IBAR

Ambasadori i BE quan spekulim deklaratat për bllokimin e raportit të IBAR

Ambasadori Silvio Gonzato quan spekulim deklaratat e bëra nga PD për bllokimin e raportit të IBAR. Gjatë eventit për Ditën e Europës, ai u shpreh se dokumenti është pozitiv, ndërsa shtoi se shtetet anëtare do ta diskutojnë, por nuk votohet. “Siç e thashë edhe dje, kam dëgjuar shumë spekulime për çka po ndodh në Bruksel dhe duhet të jem pak pedagogjik në qasjen time në përgjigje. Së pari, grupi i punës, Koela, është një grup pune që bën bashkë përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së. Është një grup diplomatësh që mblidhen me dyer të mbyllura.KE po vërtet ka dorëzuar këtij grupi raportin IBAR, një raport për të parë nëse Shqipëria ka përmbushur piketat e tanishme. Raporti ka bërë vlerësim pozitiv. Janë shtete anëtare që do...