No Image Available

Ambasadori holandez pritet në takim nga Klodjan Braho: Përkrahje për SPAK-un dhe sundimin e ligjit

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi këtë të enjte një takim me kreun e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit deri më tani, njoftoi sot ambasada e Holandës në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ambasada holandeze thekson se përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit të fortë dypalësh, Holanda riafirmon përkrahjen e saj për SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Klodjan Braho u zgjodh kreu i SPAK-ut më 11 dhjetor teksa mori 7 vota nga anëtarët e KLP. Braho u zgjodh mes 4 kandidatëve dhe do të ketë një mandat trevjeçar, duke zëvendësuar në këtë pozicion Altin Dumanin. Braho mori zyrtarisht detyrën më 22 dhjetor si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër...