Ambasada e SHBA-së reagon pas hedhjes së molotovëve: Dhuna minon demokracinë

Ambasada e SHBA-së reagon pas hedhjes së molotovëve: Dhuna minon demokracinë

Protesta e opozitës e zhvilluar më 28 shkurt në Tiranë u shoqërua me incidente, pasi gjatë tubimit u hodhën molotovë dhe fishekzjarre, përfshirë edhe në drejtim të Vilës 31, ish-banesa e diktatorit Enver Hoxha, e cila aktualisht funksionon si rezidencë për artistë të huaj. Pas këtyre ngjarjeve, Ambasada e SHBA-së në Tiranë reagoi duke dënuar përdorimin e dhunës në protestë. Në qëndrimin e saj, ambasada theksoi se aktorët politikë duhet të refuzojnë dhunën politike dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. “Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore, të ligjshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.