Altin Shehu kapet në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar
Altin Shehu, 24-vjeç është ndaluar nga Policia e Tiranës me qëllim arrestimin dhe ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar. I riu është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Kentit të Veriut/ Mbretëri e Bashkuar, me 15 janar 2025 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për Veprën Penale: “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal i Mbretërisë së Bashkuar.
Burimi:
kohajone.com