Altin Dumani sot mbyll mandatin, të hënën merr detyrën kreu i ri i SPAK Klodian Braho

Altin Dumani sot mbyll mandatin, të hënën merr detyrën kreu i ri i SPAK Klodian Braho

Altin Dumani dhe Klodian Braho TIRANË-Kreu i SPAK, Altin Dumani përfundon sot mandatin 3-vjeçar si kryeprokuror më 18 dhjetor, për t’ia lënë më pas stafetën Klodian Brahos, i cili u zgjodh më 11 dhjetor, si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani tek kreu i ri i SPAK Klodian Braho do të zhvillohet të hënën 22 dhjetor në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK. Fillimisht ceremonia ishte vendosur të mbahej nesër, por është shtyrë pasi anëtarët e KLP-së ndodhen aktualisht në një vizitë zyrtare në Spanjë. ‘Ceremonia e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme...