Aleanca e Profesionistëve të Lirë ankesa për mosfunksionimin e shërbimeve të e-Albania: Duam transparencë, pse ndodhi

Aleanca e Profesionistëve të Lirë ankesa për mosfunksionimin e shërbimeve të e-Albania: Duam transparencë, pse ndodhi

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme njoftoi se do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të e-Albania, e për këtë ka reaguar Aleanca e Profesionistëve të Lirë. Prej ditësh portali qeveritar e-Albania ka patur probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Aleanca për Profesionistët e lirë e ka ngritur në tej si problem pasi bizneset nuk arrijnë të marrin shërbime apo kryejnë pagesa. Ndërsa ka renditur problemet e hasura, Aleanca kërkon sqarime të mëtejshme. “Këto platforma janë sot infrastruktura bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore. Ndërprerja e tyre, qoftë edhe e përkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen...