Albin Kurti uron kombëtaren e Kosovës

Albin Kurti uron kombëtaren e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti shkruan pas fitores së Kosovës, e cila mundi Sllovakinë 4 me 3, duke u kualifikuar për të shkuar në ndeshjen e fundit me Turqinë, e cila do luhet të martën në Prishtinë: “Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”.