Albert Vataj: Jean-Gabriel Domergue, alkimisti i bukurisë dhe peneli që shpërfaqi me drita të gjalla modernitetin e hijeshisë dhe feminilitetit
Nga Albert Vataj- Jean-Gabriel Domergue, alkimisti i bukurisë dhe peneli që shpërfaqi me drita të gjalla modernitetin e hijeshisë dhe feminilitetit Nëse Parisi i viteve të arta kishte një pasqyrë ku kërkonte pavdekësinë, ajo pasqyrë ishte padyshim kanavaca e Jean-Gabriel Domergue. Ai nuk ishte thjesht një piktor, ai ishte një arkitekt i epshit të kontrolluar dhe një poet i linjave që sfidonin gravitetin e kohës. Domergue skaliti mbi pëlhurë një “racë” të re grash, ato që nuk ecnin, por pluskonin mbi tymin e cigareve dhe aromën e parfumeve të shtrenjta. Finesa, klasi dhe ajo shkujdesje pothuajse mospërfillëse, ishin ingredientët e një alkimie që vetëm ai dinte ta realizonte. Portretet e tij nuk ishin thjesht imazhe, por manifestime të një feminiteti joshës që kufizohej me prepotencën....
Burimi:
kohajone.com