Alarmi/ Nesër Shqipëria pushtohet nga reshje të forta shiu

Alarmi/ Nesër Shqipëria pushtohet nga reshje të forta shiu

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim ku paralajmëron qytetarët se nga dita e nesërme priten reshje të forta shiu në disa qarqe, shoqëruar edhe me shtrëngata. AKMC kërkon rritjen e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese. Bashkitë në zonat me risk më të lartë duhet të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren. Njoftimi i plotë: Njoftim për vëmendje të shtuar Bazuar në informacionet e #IGJEO dhe #SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes...