Alarmi demografik: Në 10 vite shqiptarët u plakën gati 5 herë më shpejt se Europa

Alarmi demografik: Në 10 vite shqiptarët u plakën gati 5 herë më shpejt se Europa

Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej vendeve me popullsinë më vitale dhe më të re në kontinent, por të dhënat më të fundit nga Eurostat për vitin 2025 tregojnë se Shqipëria ka pësuar ritmet më të larta të plakjes, me një moshë mediane 44.3 vite në 2025, shumë afër mesatares europiane prej 44.9 vitesh. Në 2015-n, mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte 34.7 vjeç. Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7 vjeç. Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë...