Alarm për zjarret, 7 qarqe në rrezik të lartë, temperaturat deri në 39°C
Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Kukës pritet nivel rreziku “I MODERUAR”. Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug- Perëndim), qarku Dibër (Jug-Perëndim), qarku Korçë (Perëndim), qarku Vlorë (Veri-Perëndim) dhe qarku Kukës (Veri-Lindje). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. Përsa i përket situatës meteorologjike, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite priten reshje lokalisht të dobëta në qarkun e Kukësit, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje. Nesër nuk priten reshje, kurse temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 23/ 35°C, në...
Burimi:
ntv.al