Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë

Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë

Gjirokastra po përballet me orë të vështira si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë qytetin gjatë gjithë ditës së sotme, me intensitet të shtuar në orët e mbrëmjes. Përmes një njoftimi publik, kryebashkiaku i Gjirokastrës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të rrezikut që mund të vijë nga përkeqësimi i kushteve atmosferike. “Strukturat lokale dhe qendrore të emergjencave janë në terren dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës, për të bërë gjithçka është e mundur që të mos ketë pasoja, mbi të gjitha në njerëz dhe më pas dëme materiale”, thuhet në mesazhin e kryebashkiakut. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, në rast nevoje apo emergjence, të kontaktojnë menjëherë numrin 112,...