Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Pas dy vitesh gjyq, Prokuroria e Lezhës shpall pretencën për Ruben Saraivën
Pas rreth dy vitesh proces gjyqësor në Gjykata e Lezhës, Prokuroria ka dhënë sot pretencën për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, duke kërkuar burg përjetë. Seanca gjyqësore zgjati rreth një orë, gjatë së cilës organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Saraivën. Sipas Prokurorisë, ai është autor i vrasjes së ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin, krim që tronditi opinionin publik, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda. Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të një lokali në Shëngjin, ku biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje....
Burimi:
top-channel.tv