Akuzohet për vrasje e trafik droge, ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, policia: Akuzat që rëndojnë mbi të
Suel Çela-Mario Çela TIRANË- Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, është ekstraduar mbrëmjen e djeshme nga Belgjika drejt Shqipërisë. Ekstradimi është si rezultat i bashkëpunimit të pecialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”. Njoftimi: Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The ëanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit: M. Ç., 37...
Burimi:
zeri.ai