Akuzohet për një vrasje në 2019/ Mbretëria e Bashkuar shpall në kërkim të riun shqiptar (Emri)
Një 26-vjeçar shqiptar i identifikuar si Armando Marku, është shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për vrasjen e një 32-vjeçari, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, në Hartlepool. Sipas njoftimit të ndarë për mediat, lidhur me ngjarjen janë dënuar bashkëpunëtorët e të riut shqiptar, ndërsa vetë ky i fundit ndodhet në arrati. Policia e Mbretërisë së Bashkuar bën thirrje që kushdo që ka informacion për të riun (në foto më poshtë), të njoftojë autoritetet. Armando Marku Njoftimi për mediat: Pak më shumë se gjashtë vjet pasi Hemawand Ali Hussain u ekzekutua brutalisht në Hartlepool, një tjetër person është tashmë i akuzuar në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, Sajmir...
Burimi:
sot.com.al