Akuzohen se kultivuan deri në 1.8 tonë kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

Akuzohen se kultivuan deri në 1.8 tonë kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 133 vite burg në total për 17 të pandehurit e akuzuar për kultivimin e rreth 1.8 tonëve kanabis përmes serave në fshatin Drenovicë të Beratit. Të pandehurit do të gjykohen me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojnë ulje të dënimit. Mësohet se për katër nga të pandehurit, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pezullim të dënimit me burg dhe vënien e tyre në provë për tre vite. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga ky aktivitet rezulton që të jenë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa. Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja...