Akuzat për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Akuzat për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Rrumbullaku ishte nën hetim për dyshime lidhur me transferimin e paligjshëm të oficerëve të policisë. Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si person në dijeni për rreth një orë në SPAK për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë. 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme. Hetimi kishte nisur fillimisht në Prokurorinë e Beratit, por më pas u transferua për kompetencë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas organit të akuzës, pas përfundimit të hetimeve, SPAK arriti në përfundim se...