Akuzat për korrupsion në zgjedhje, elektricistët e Vaut të Dejës dëshmojnë në gjyqin ndaj kryebashkiakut Shkreli

Akuzat për korrupsion në zgjedhje, elektricistët e Vaut të Dejës dëshmojnë në gjyqin ndaj kryebashkiakut Shkreli

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, ndaj të cilit SPAK i ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, i dyshuar se u bëri rrjet elektrik banorëve të zonës në këmbim të votës për PSD.Ashtu sikurse në seancën e kaluar, Prokuroria e Posaçme edhe këtë të martë ka vijuar me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në këtë proces.Dëshmitari Prek Kotaj: Unë punoj elektricist pranë OSHEE Shkodër. Në fshatin Stajkë është bërë një remont dhe kemi shkuar si grup, të cilin na e ka caktuar drejtori. Nuk e di në çfarë periudhe, por mbaj mend që kemi hequr disa kabuj të vjetër dhe vendosur të rinj. Nuk e njoh Kristian Shkrelin. As nuk jam...