AKU i mbylli aktivitetin pas helmimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon kompania Sori-Al: Vendim i pabazuar në rezultatet laboratorike
Kompania Sori-Al SHPK ka reaguar pas vendimit të Autoritetit Ushqimor Kombëtar (AKU), i cili sot mori vendimin për t’i bllokuar aktivitetin. Në një deklaratë të bërë publike, kompania e ka quajtur vendimin e AKU për bllokimin total të aktivitetit si jo të mbështetur mbi konkluzionin përfundimtar laboratorik, që të provojë ekzistencën e një episodi të helmimit ushqimor të konfirmuar. Sipas kompanisë, ky vendim i marrë është i pabazuar në procedura sipas ligjit. “Në vijim të deklaratës publike të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), si dhe përballë interesit të lartë publik dhe perceptimit të krijuar gjatë këtyre ditëve, Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k. ndjen detyrimin moral të vijojë të sqarojë opinionin publik mbi rrethanat reale faktike dhe dokumentacionin zyrtar të administruar deri më tani lidhur me ngjarjen e...
Burimi:
top-channel.tv