Aktorja Bisha kërkon pezullimin e Diellës, avokati: Duam 1 mln euro dëmshpërblim

Aktorja Bisha kërkon pezullimin e Diellës, avokati: Duam 1 mln euro dëmshpërblim

Aktorja Anila Bisha, imazhi dhe zëri i së cilës përdoret nga Ministrja virtuale Diella, ngriti një padi më 9 shkurt të këtij viti përmes së cilës kërkon që të dhënat e saj të mos përdoren më nga avatari qeveritar, duke pretenduar dhe një dëmshpërblim 1 milion euro për dëmtim imazhi. Të hënën Gjykata do të vendosë nëse do ta urdhërojë qeverinë të ndalojë përdorimin e imazhit të Bishës, por avokati Aranit Roshi shprehet se “ligji thotë se në rastet e shkeljes së të dhënave personale, gjobat për institucionet shtetërore shkojnë deri në 21 milionë euro, ndaj kërkesa jonë për 1 milion është një shumë e arsyeshme”. Drejtoresha e Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa tha se qeveria e sheh këtë si një të drejtë...