AKSK: Nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cenuar sistemet shtetërore

AKSK: Nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cenuar sistemet shtetërore

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cenuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore. Në një deklaratë për shtyp AKSK reagoi ndaj disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale apo media lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit. “AKSK, në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet publike dhe strukturat përgjegjëse, monitoron në mënyrë të pandërprerë hapësirën kibernetike dhe ka në funksion mekanizmat e nevojshëm për identifikimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike”, thuhet në deklaratën për shtyp. AKSK i bën thirrje publikut dhe medieve që të referohen vetëm te burimet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të pakonfirmuara, të cilat mund të krijojnë paqartësi dhe panik...