Aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit! Efektivi i ‘Shqiponjave’ bie nga lartësia dhe plagoset, e shtyu personi që do arrestonte

Aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit! Efektivi i ‘Shqiponjave’ bie nga lartësia dhe plagoset, e shtyu personi që do arrestonte

pamje nga arrestimi DIBËR-Një efektiv policie i Shqiponjave është dëmtuar në Dibër gjatë një aksioni për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim. Efektivi i ‘Shqiponjave’, Gentian Meda është nisur me helikopter drejt Tiranës.  Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi, dyshohet se është shtyrë nga personi që do të arresonte dhe ka rënë nga lartësia.  Ndërkohë, vetë i kërkuari është hedhur nga kati i dytë për t'u arratisur.  35-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 6 vite e 7 muaj burg, për  “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, vepra të kryera në Itali. Njoftimi i policisë: Ekzekutohet vendimi...