Aksioni i IKMT në Durrës lë dhjetëra familje pa strehim, banorët kërkojnë ndihmë: Nuk kalohet dimri jashtë

Aksioni i IKMT në Durrës lë dhjetëra familje pa strehim, banorët kërkojnë ndihmë: Nuk kalohet dimri jashtë

Në lagjen numër 14 të Durrësit, aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për prishjen e banesave ka vijuar edhe këtë të mërkurë, me qëllim zgjerimin e kanalit të ujërave të larta. Ky aksion, që ka nisur dy ditë më parë, ka hasur në kundërshtimin e banorëve, të cilët kërkojnë një zgjidhje për situatën e tyre të vështirë. Përfaqësues të banorëve të lagjes janë drejtuar me një kërkesë në bashki për ndërprerjen e aksionit dhe për të gjetur një zgjidhje për dhjetra familje që janë prekur nga ky proces. Ata shprehen të shqetësuar për situatën e rënduar që po kalojnë, pasi janë detyruar të kalojnë natën jashtë në kushte të vështira. “Kemi mbetur në mes të katër rrugëve,” thonë banorët, duke shtuar se temperaturat...