Aksion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, 49-vjeçari i shpëton RENEA-s, në kërkim që pas antentatit në Rinas
Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë orëve të një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e 49-vjeçarit Ylli Zalla, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë. Edhe këtë herë Zalli i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij. Nga kontrolli sërish policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. Në kërkim policor ka qenë i shpallur edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë. Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas....
Burimi:
sot.com.al