Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, policia sekuestron disa telefona celularë dhe mjete të mprehta

Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, policia sekuestron disa telefona celularë dhe mjete të mprehta

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion blic në burgun e Fushë-Krujës. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve Paulin Rajta, zhvilluan një kontroll të befasishëm dhe të plotë në ambientet e institucionit, duke vendosur një standard të qartë për zbatimin e ligjit dhe disiplinës. Kontrolli nisi në orën 17:30 dhe përfundoi në 19:30. Gjatë operacionit u konstatuan dhe u sekuestruan 3 telefona celularë, 3 ora/telefon, mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të palejuara. “Çdo tentativë për të cenuar sigurinë, rendin dhe rregullin në institucionet e vuajtjes së dënimit do të goditet menjëherë dhe pa kompromis. Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Askush nuk është mbi...