Aksidentoi për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit në Himarë, arrestohet shoferi i fadromës

Aksidentoi për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit në Himarë, arrestohet shoferi i fadromës

FOTO ILUSTRUESE HIMARË- Elidon Pashaj, 32 vjeç ëahtë arrestuar pasi goditi për vdekje me fadromë, një punëtor në një kompleks turistik në ndërtim në Palasë. Viktima, Kreshnik Haska 45 vjeç, banues në Gjirokastër, humbi jetën në vendngjarje. Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, ku gjatë një manovre të gabuar me eskavator, shoferi ka goditur aksidentalisht punëtorin Kreshnik Haska.  “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht shtetasin K. H., 45 vjeç, banues...