Aksidenti tragjik në Vlorë, identifikohen viktimat dhe i plagosuri (Emri)
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot, më 22.03.2026, në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Drejtuesit e tyre, Adi Alushaj, rreth të 30-ve dhe Esat Brahimaj, rreth të 40-ave, kanë humbur jetën. Ndërkohë, pasagjeri Andrea Begaj është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Njoftimi: Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç. Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40...
Burimi:
sot.com.al