Aksidenti tragjik në Gjirokastër, humbën jetën tre të rinj, mes tyre nipi i Gramoz Ruçit

Aksidenti tragjik në Gjirokastër, humbën jetën tre të rinj, mes tyre nipi i Gramoz Ruçit

Gramoz Ruçi, nipi i tij Anxhelo Ruçi, viktima e aksidentit në Gjirokastër GJIROKASTËR- I riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë, Anxhelo Ruçi, është djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, dhe nipi i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit. 27-vjeçari, i cili udhëtonte me mjetin tip Volkswagen dhe ishte shoqëruar nga 24-vjeçari Klejdi Myftari, u përplas rëndë me mjetin tip Mercedes Benz, në të cilin udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 25 vjeç, dhe Arsida Demiri, 19 vjeç, e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aksidenti përfundoi në tragjedi, pasi tre të rinjtë humbën jetën në vendngjarje. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti fatal./ZËRI