Aksidenti tragjik në Durrës, reagon shkolla ku mësonin tre të miturit: Humbje e rëndë për gjithë komunitetin

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon shkolla ku mësonin tre të miturit: Humbje e rëndë për gjithë komunitetin

Mbetet ende e freskët dhimbja për humbjen e jetës së dy të miturve ditën e djeshme për shkak të një aksidenti, teksa një tjetër i mitur ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Paraditen e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar shkolla “Demokracia”, të cilën e frekuentonin tre të miturit. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte. Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve. Fjalët janë të pakta për...