Aksidenti tragjik me humbjen e jetës së dy të miturve në Durrës, shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit

Aksidenti tragjik me humbjen e jetës së dy të miturve në Durrës, shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit

Afrim Tafa është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Durrësit dhe është emëruar si shef sektori pranë Interpolit, detyrë që e ka mbajtur edhe më herët para se të merrte drejtimin e policisë në këtë qark. Ky vendim vjen menjëherë pas aksidentit tragjik në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë teksa luanin në trotuar, me Tafën që u pezullua dhe u shkarkua për shkak të sensibilitetit të ngjarjes. Fillimisht, Tafa u pezullua nga detyra së bashku me dy zyrtarë të tjerë të Policisë së Durrësit, pas aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e ish-Kënetës. Top Channel