Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Një aksident tragjik ka ndodhur tre ditë më parë, në Siçili të Italisë ku humbi jetën një i ri u plagosën gjashtë të tjerë. Sipas SiciliaWeb, aksidenti mes një automjeti dhe një kamioni që transportonte fruta-perime ndodhi në autostradën Naro–Camastra, në orët e para të mëngjesit të 1 marsit. Për pasojë, humbi jetën 24-vjeçari shqiptar Flori Topalli, emigrant në Itali. Mësohet se, familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë financiare për të transportuar trupin drejt Shqipërisë për ceremoninë mortore. Në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi 39-vjeçar i makinës ku udhëtonte viktima. Ai fillimisht u dërgua në spitalin “Barone Lombardo” në Canicattì, por më pas u transferua në Villa Sofia Hospital në Palermo për trajtim më të specializuar. Gjashtë të plagosurit janë gjithashtu shqiptarë...
Burimi:
argjiroja.net