Aksidenti në aksin Shënkoll-Rrilë ku mbeti i plagosur rëndë një 20-vjeçar, vihet në pranga shoferja 35-vjeçare
Është vënë në pranga drejtuesja e mjetit që u përplas më një tjetër makinë mbrëmjen e djeshme në aksin Shënkoll-Rrillë. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Shënkoll–Rrilë”, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasen A. P., 35 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi automjeti që ajo drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv