Aksidenti i Durrësit, i paralajmëruar/ Ekspertët: Duhen bllokuar patentat, të bëhet piketimi paraprak i “vrasësve me timon”
Nikoll Radaçi ishte një shkelës përsëritës i Kodit rrugor. Tre herë i ndëshkuar nga policia e shtetit, në 2020 për parakalim të gabuar e dy herë për tejkalim shpejtësie në 2022 me pezullim të lejes së drejtimit, 57-vjeçari të dielën e 3 majit të 2026 në gjendje të dehur shkaktoi një tragjedi me marrjen e dy jete fëmijësh. Historiku i tij problematik por edhe dëshmitë e banorëve të lagjes 15 në Durrës, analizojnë ekspertët, janë tregues i një ngjarje të paralajmëruar. “Roli i policisë është parandalimi. Po të lexosh ligjet ka shumë parime dhe rregulla. Ky është rasti tipit që nëse Policia e Shtetit do ishte afër komunitetit, kjo ngjarje mund të ishte parandaluar”, u shpreh avokati Ledio Braho. “Aty në zonë ka edhe inspetorë....
Burimi:
top-channel.tv