Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
Një aksident zinxhir ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit, ku janë përfshirë shtatë automjete. Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka nisur fillimisht mes dy makinave, ndërsa pak metra më tutje pesë automjete të tjera janë përfshirë në një përplasje zinxhir. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por nga aksidenti i shumfishtë, lëvizja e automjeteve në drejtim të Tiranës është vështirësuar ndjeshëm, duke shkaktuar radhë të gjata trafiku. Situata është rënduar edhe më tej nga një tjetër aksident i regjistruar në krahun e kundërt të autostradës, në drejtim të Durrësit, pranë Maminasit. Efektivët ndodhen në terren për menaxhimin e trafikut, normalizimin e qarkullimit dhe për dokumentimin e rrethanave që çuan në dy aksidentet.
Burimi:
gijotina.com