Aksident tragjik në vend/ 28-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin (Detaje)

Aksident tragjik në vend/ 28-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin (Detaje)

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 18:44, në rrugën e re të Portit, në vendin e quajtur “Marfish”, një automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Policia ndërkohë po vijon hetimet. Njoftimi i policisë: Durrës/ Informacion paraprak Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar...