Aksident tragjik në Tiranë/ 23-vjeçarja humb kontrollin dhe përplaset me barrierat anësore, humb jetën në spital
aksident TIRANË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar në mesnatë rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë-Fushë Prezë” ku një vajzë rreth 23-vjeç, ka ndërruar jetë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 23-vjeçarja ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e reja ka humbur jetën në spital. “Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë - Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton...
Burimi:
zeri.ai