Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjës, Itali. Sipas mediave italiane, një automjet tip “Volkswagen Lupo” është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbetjeve. Dyshohet se makina e vogël ka qenë duke parakaluar në momentin e përplasjes. Pas impaktit, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, shërbimet e emergjencës dhe karabinierët, por drejtuesi i mjetit u gjet i pajetë brenda makinës së djegur. Autoritetet italiane bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i automjetit. Megjithatë, identifikimi zyrtar ende nuk është konfirmuar për shkak të...