Aksident te Kepi i Rodonit në Durrës/ 52-vjeçari që lëvizte me një motor me katër rrota rrëzohet për vdekje, shpëton bashkëshortja
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, një 52-vjeçar që po eksploronte zonën bashkë me gruan me një motor me 4 rrota është rrezuar për shkak të terrenit të vështirë dhe ka ndërruar jetë. Njoftimi i policisë: Durrës / Informacion paraprakRreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar. Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen...
Burimi:
top-channel.tv