Aksident në Rrilë, automjeti përplaset me motomjetin, plagoset një nga drejtuesit
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në kryqëzimin e fshatit Rrilë të Lezhës. Automjeti me drejtues shtetasen me inicialeJ. Ç., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin me iniciale Z. N.. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv