Aksident në Panaja të Vlorës, përplasen dy makina, përfundojnë në kanal

Aksident në Panaja të Vlorës, përplasen dy makina, përfundojnë në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Mercedes” dhe një mjet tip “Volkswagen Passat”. Sipas informacioneve paraprake, të dy automjetet po lëviznin  në drejti të qytetit të Vlorës, kur mjeti tip “Mercedes” dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit tjetër. Si pasojë e përplasjes, automjeti “Mercedes”, që drejtohej nga një femër, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të kanalit. Ndërkohë, edhe mjeti “Passat”, që drejtohej nga një shtetas mashkull, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të autostradës. Fatmirësisht, katër personat që udhëtonin në të dyja automjetet nuk kanë pësuar lëndime. Megjithatë, dëmet materiale në të dy mjetet janë të...