Aksident në Palasë/ Dy kamionë dalin nga rruga, tre të plagosur

Aksident në Palasë/ Dy kamionë dalin nga rruga, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Palasës, ku dy kamionë kanë dalë nga rruga. Si pasojë, 3 persona që kanë qenë brenda tij kanë mbetur të plagosur. Mësohet se dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime të lehta. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.