Aksident në Marikaj, makina shpërthen në flakë në aksin Durrës-Vorë
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Marikaj, në aksin Durrës-Vorë. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet makina e cila ka marrë flakë, pas përplasjes, teksa dëmet materiale janë të shumta. I pranishëm në vendngjarje ka qenë prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i cili u ka kërkuar të pranishmëve të njoftojnë zjarrfikësen dhe policinë. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv